Është shtyrë për mbledhjen e ardhshme zgjedhja e kryeprokurorit special.
Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka shqyrtuar pa media ankesat e dy kandidatëve për kryeprokurorë Specialë, Atdhe Dema e Armend Hamiti, raporton Koha.
Pas shqyrtimit të ankesave, KPK e ka shtyrë votimin.
Edhe pse nuk kanë treguar nëse ankesat janë aprovuar, proceduralisht i bie që një gjë e tillë të këtë ndodhur. Kjo pasi që ligjërisht votimi mund të shtyhet në rast të aprovimit të ankesave të kandidatëve të eliminuar ose për mungesë kuorumi.
Kjo e dyta nuk ka ndodhur për shkak që në mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët.