Pse ua uroi qytetarëve liberalizimin e vizave, përgjigjet Ramush Haradinaj

22:13 | 09 May 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Kryeministri Ramush Haradinaj foli për liberalizimin e vizave dhe arsyen pse ua ka uruar qytetarëve liberalizimin pas marrjes së përkrahjes nga Gjermania për këtë proces.

“Gjermania ka thënë dhe e ka konfirmu. Unë po e them prej ministrisë të brendshëm, po edhe menjëherë. Ka qenë shumë zor ministri kështu, kaq ka me ju than. Nëse ka thënë ai njeri “PO”, unë ju them Urime, urime, urime… “, ka deklaruar Haradinaj.

Ministri më tha se keni të fala prej kancelares. Kemi qëndrim për liberalizim të vizave dhe atë menjëherë, tha shefi i qeverisë.

Komento: