Psg nuk di të ndalet.
PSG dhe Nike kanë gjetur një marrëveshje për të vazhduar së bashku të paktën deri në vitin 2032 (10 vjet më shumë se afati i mëparshëm).
Shifrat e marrëveshjes, siç raportohet nga “France Football”, janë rreth 50-55 milionë në vit, ndërsa RMC Sports madje do të arrijë 75 milionë në sezon. Kjo kontratë sponsorizimi do të jetë më e pasura ndonjëherë në historinë e PSG-së.
“Ky partneritet – shpjegon Nasser Al-Khelaifi – paraqet një moment shumë të rëndësishëm për klubin dhe pasqyron ëndrrat dhe aspiratat që kemi për të ardhmen e futbollit. Ky partneritet demonstron angazhimin e Nike për të qëndruar me ne në çdo fazë të udhëtimit për shumë vite të ardhshme. Në tetë sezonet e fundit, ne kemi zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme markën Paris Saint-Germain. Falë Nike dhe Jordan kemi pasur një sezon rekord për shitjet me fanellat, një nga më të mëdhatë në futbollin evropian.
” Ne presim me padurim ta vazhdojmë këtë rritje me ritme të shpejta dhe të bashkëpunojmë me ide të reja në vitet në vijim, veçanërisht në tregjet e reja të futbollit”