PSG arrin marrëveshje me super-lojtarin

22:16 | 24 Korrik 2022

Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit francez Nordi Mukiele në Paris, mësoi AFP të dielën nga një burim i afërt me negociatat.

Të dy palët janë të angazhuara për një transferim të plotë dhe jo për një huazim me opsion blerjeje, siç u tregua fillimisht,përcjell ORAinfo.

Tani mbetet që 24-vjeçari t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor përpara se të nënshkruajë kontratën me PSG-në./ORAinfo/

Komento: