PSG-ja siguron Kanten
Mesfushori N’Golo Kante pritet të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm, ka njoftuar të enjten “FootMercato”.
Bëhet e ditur se Parisi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Kanten, i cili ka vendosur të largohet nga Chelsea vitin e ardhshëm.
Kante ka refuzuar rinovimin e kontratës me londinezët dhe në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.
Thuhet se Kante është pajtuar të firmosë kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit te Parisi, ndërsa marrëveshja do të bëhet zyrtare në afatin kalimtar të janarit.
Kante këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar vetëm dy paraqitje me fanellën e Chelseat, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016.
Për Kanten, thuhet se PSG-ja ka mposhtur konkurrencën e fortë të Juventusit.