
Paris Saint-Germain, ka nënshkruar një kontratë premium partneri me markën Gorillas siç tregohet përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar nga klubi.
Për të mos u ngatërruar me grupin muzikor britanik, ata janë numri një në Evropë për dërgimin e shpejtë. Partneriteti pritet të sjellë nga pesë deri në tetë milionë euro në vit për PSG-në, sipas informacioneve nga L’Équipe,përcjell ORAinfo.
Të gjithë transportuesit udhëtojnë me biçikletë, një aspekt ekologjik që do të joshte parizianët.
“Me PSG-në, ne kemi një ADN të përbashkët, domethënë rritje ultra të shpejtë dhe një komunitet të fortë. Ashtu si PSG-ja, ne vendosëm shpirtin tonë të ekipit rreth punonjësve të kompanisë dhe ofruesve tanë, ” tha Pierre Guionin, CEO i filialit francez të Gorillas./ORAinfo/