PSG befason, ka gjetur zëvendëuesin e Rabiot

14:39 | 07 January 2019

Largimi apo jo në janar i Adrien Rabiot nuk ndryshon aspak mendimin e Thomas Tuchel i cili kërkon një mesfushor në merkaton e janarit.

Edhe nëse qëndron Rabiot do ta ketë të vështirë të luajë ndaj dhe drejtuesit janë vënë në lëvizje për një goditje që mund të vijë nga kampionati francez.

Thiago Mendes është i përzgjedhuri për mesfushën me brazilianin që ka bindur edhe këtë sezon në radhët e Lille që jo më kot është në vendin e dytë pas parizienëve. Për 26-vjeçarin ka oferta nga Anglia dhe Kina dhe kartoni i tij vlerësohet të paktën 30 milionë euro.

Komento: