PSG “çmendet”, ofron 80 milionë për yllin e Juventusit

14:30 | 19 Gusht 2019

Dybala me shumë gjasë do të vesh fanellën e PSG.

PSG-ja është hedhur në sulm për siguruar shërbimet e Dybala. Sulmuesi argjentinas pritet të jetë zëvendësuesi i Neymar dhe afrimin e tij në Partis, pritet të jepet drita jeshile për largimin e brazilianit.

Siç raportojnë mediat në Itali, drejtuesit e klubi francez janë gati të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e tij.

Juventusi shpreson që oferta të shkojë deri në 100 milionë euro në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Pas largimit të Dybala, Juventusi do të hidhet në sulm për Icardin.

Komento: