PSG dëshironte transferimin e Salah’s

18:29 | 07 Tetor 2021

Paris Saint -Germain e konsideroi një lëvizje për Mohamed Salah në merkaton e verës ka zbuluar gazetari, Fabrizio Romano.

Gazetari italian i ka thënë kanalit FIVE të Rio Ferdinandit në Youtube se PSG i hodhi sytë yllit të Liverpoolit si një zëvendësim i mundshëm për Kylian Mbappe ndërsa Real Madrid ndoqi shërbimet e francezit, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë e bënë të qartë se Salah nuk ishte në shitje, dhe egjiptiani tani është në bisedime për një kontratë të re në Anfield./ORAinfo/

Komento: