PSG “dridh” Francën, po e transferon dështakun e madh

16:34 | 13 Maj 2019

Paris Saint-Germain, thuhet se po përgatitet të luftojë kundër Interit për shërbimet e yllit të Manchester United , Romelu Lukaku në dritaren e transferimit të kësaj vere.

Lukaku nuk ishte i përfshirë në ndeshjen finale të Premier League të sezonit kundër Cardiff City të dielën dhe për këtë arsye ka përfunduar fushatën 2018-19 me vetëm 15 gola në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Interi ka qenë i lidhur fort me 25-vjeçarin në ditët e fundit, por sipas Express, PSG janë të prirur për të nënshkruar sulmuesin si një zëvendësim për Edinson Cavani.

Lukaku shënoi 27 herë për United në të gjitha garat sezonin e kaluar, por sulmuesi ka dështuar vërtetë te Djajtë e Kuq./ORAinfo/

Komento: