PSG “Dridh” Milanin, po ia merr yllin 50 milionësh

17:59 | 09 Gusht 2019

Paris Saint-Germain, ka rikthyer interesimin për Gianluigi Donnarumma, por raportohet se Milan dëshirojnë të paktën 50 milion € për të shitur, duke riinvestuar në Angel Correa.

Portieri ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të PSG, madje para se drejtori Leonardo të kthehej në Paris nga puna e tij në San Siro, përcjell ORAinfo.

Me transferimin e Kevin Trapp në Eintracht Frankfurt, mediat tregojnë që kampionët e Ligue 1 do të rifillojnë qasjen e tyre për Donnarumma.

Sidoqoftë, La Gazzetta dello Sport thekson se Milani nuk do ta pranojë Alphonse Areola si pjesë të shkëmbimit, një marrëveshje që u refuzua tashmë muajin e kaluar.

Kuqezinjtë janë të përgatitur vetëm të shesin Donnarumma për të paktën 50 milion euro para të gatshme./ORAinfo/

Komento: