PSG “dridh”Barcelonën dhe Juventusin, po e rrëmben dyshen e “frikshme”

16:46 | 18 Dhjetor 2018

PSG, mund të përpiqet të nisë një ofertë të dyfishtë për dyshen e Ajaxit, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt,raporton Mundo Deportivo përcjell ORAinfo.

Drejtori sportiv i klubit parizian, Maxwell, njoftohet se u takua me homologun e tij Ajaxit, Marc Overmars në shortin eliminator të Ligës së Kampionëve në Zvicër.

Kujtojmë se dyshja në fjalë është e kërkuar nga Barcelona që ka kohë që është duke vëzhguar talentët e Ajaxit.

Në fakt, Matthijs de Ligt është në radar të Juventusit dhe së fundmi në garë për të ka hyrë edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid./ORAinfo/

Komento: