PSG-Dybala, vjen lajmi i papritur

10:59 | 14 Gusht 2019

Juventus janë në një fazë pritjeje të ofertave të Paulo Dybala. Ditët e kaluara kanë qenë të ndërlikuara, por edhe plot takime.

Operacionet e dështuara me Man Utd dhe Tottenham me siguri kanë ngadalësuar shitjen.

Edhe pse PSG është e interesuar për Dybala, ata mbeten të përqendruar në shitjen e Neymar, kështu që asnjë ofertë nuk ka arritur ende nga pala franceze, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, për sulmuesin argjentinas, është një situatë karakteristike. Ai dëshiron ta provojë veten te Juventus, por klubi duket se tashmë e ka marrë vendimin e tyre. Megjithatë, nga dita në ditë, situata po ndryshon.

Përveç PSG-së, Bayern Munich ka qenë i lidhur edhe me futbollistin. Sidoqoftë, pala gjermane nuk ka bërë asnjë ofertë, dhe kanë vendosur të përqendrohen në objektiva të tjerë. Tani për tani, gjithçka që mund të bëjmë është të presim./ORAinfo/

Komento: