PSG nuk heq dorë nga Bennacer.
Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka tërhequr interesimin e Paris Saint-Germainit – raporton Le 10 Sport.
22-vjeçari është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme dhe pasi të hapet afati kalimtar veror, do të ketë një konkurrencë për nënshkrimin e tij.
Ndërkohë, kampioni francez planifikon të shpenzojë rreth 30 milionë euro për transferimin e futbollistit algjerian.
Megjithatë, Milani kërkon një shumë më të lartë për Bennacer, i cili ka kaluar vetëm një sezon në San Siro qëkur u transferua nga Empoli në verën e kaluar.
Manchester City është një tjetër klub i madh që kërkon shërbimet e mesfushori të Rossonerëve.