PSG ‘e falë’ Messin, nesër do të luajë titullar

14:52 | 12 May 2023

Leo Messi do jetë me ekipin e Paris Saint Germian në ndeshjen e nesërme.

Gjiganti francez si duket i ka rënë pishman për dënimin e argjentinasi, pasi nesër ndaj Ajacios në Ligue 1, do e nis ndeshjen nga fillimi.

Kështu ka deklaruar trajneri i klubit, Christophe Galtier, i cili tha se ai është stërvitur në një nivel të mirë.

“Leo Messi do ta nis ndeshjen nesër titullar. Ai u stëvit në një nivel të mirë, sjellja e tij ishte përfekte”, u shpreh Galtier në konferencën për shtyp.

Paris Saint Germain e kishte suspenduar Messin për një periudhë prej dy javëve, pasi ai shkoi në Arabinë Saudite pa leje nga klubi.

Messi është duke kaluar ndeshjet e fundit në ‘Parc des Princes’, pasi verës do të largohet nga klubi.

Arabia Saudite dhe Barcelona janë destinacionet e mundshme të yllit argjentinas.

Komento: