David Neres do të largohet nga Ajaxi.
Ekipi nga Ligue 1, Paris Saint-Germain është favorit për transferimin e sulmuesit të krahut, David Neres nga Ajaxi, përcjellë “L’Equipe” të mërkurën.
Bëhet e ditur se PSG-ja, tashmë ka kontaktuar Ajaxin dhe i ka ofruar 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Neresit gjatë kësaj vere.
Me këtë ofertë, ekipi francez ka parakaluar dukshëm skuadrat tjera që për kartonin e Neresit kanë ofruar 30 milionë euro. Neres 22-vjeçar, ka shkëlqyer këtë edicion te Ajaxi, duke shënuar 12 gola dhe bërë 15 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat. Neres ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Sao Paulo.