PSG e ka gjetur zëvendësuesin e Messit të Man City!

09:30 | 16 Maj 2023

Paris Saint-Germaini po do që ta zëvendsojë Lionel Messin me Bernardo Silvan e Manchester Cityt.

Messi po raportohet se do të largohet nga “Parc des Princes”, në fund të këtij sezoni kur t’i përfundon kontrata aktuale dhe kështu parisienët do të shpenzojnë në treg për një sulmues të djathtë.

Sipas Goal, Silva është objektivi kryesor i Qytetarëve.

Sulmuesi i Cityt ka qenë moti i hapur për një eksperiencë të re.

Kjo nuk është hera e parë që Silva është lidhur me klubin francez.

Mesfushori portugez kishte një marrëveshje me PSG-në në verën e kaluar, por që nuk ishte finalizuar për shkak të problemeve financiare të klubit francez.

Silva ka bërë 33 paraqitje për Cityn në këtë sezon, që është në garë për tre trofetë kryesorë.

Komento: