PSG e Manchester City në garë për yllin e Milanit, skuadra i cakton çmimin

17:57 | 08 June 2020

PSG e Manchester City po e duan për yllin e skuadrës së Milanit.

Pavarësisht një fillimi të vështirë me fanellën e Milanit, Ismael Bennacer rilindi me Piolin në pankinë dhe u shndërrua në një nga pikat më të forta të formacionit kuqezi, ndërsa tani ndiqet nga disa klube të mëdha europiane.

Paris Saint Germain dhe Manchester City janë klubet e para që kanë shprehur interes konkret për “regjisorin” e formacionit të Milanit, ndonëse drejtuesit e klubit kuqezi nuk duan të privohen që këtë verë prej 22-vjeçarit, i cili ka marrë edhe pëlqimin e Rangnick.

Bennacer ka një klauzolë largimi nga Milani për shifrën e 50 milionë eurove, por vlen vetëm për verën e 2021-shit e në vijim, ndaj çdo klubi i interesuar për shërbimet e tij, tani do të duhet të negociojë me Administratorin Gazidis.

Sipas mediave pranë klubit kuqezi, drejtuesit e Milanit duan ta mbajnë algjerianin edhe për të paktën një sezon, me shpresën që forma e tij të përmirësohet dhe vlera e kartonit të rritet akoma më shumë.

Megjithatë Manchester City dhe Paris Saint Germain janë klube me financa shumë të mëdha dhe te Milani do të ishin të pafuqishëm të refuzonte ndonjë ofertë më të lartë se 50 milionë euro.

Komento: