Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Luis Campos, ka pranuar se ekipi francez ka gabuar rëndë para ardhjes së tij këtë edicion në blerjen e futbollistëve.
Në një intervistë për mediumet franceze, Camps ka thënë se gabimi më i madh i Parisit ishte blerja e dy sulmuesve, Neymar dhe Kylian Mbappe.
Neymar u transferua te PSG-ja në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë, ekipit iu bashkua edhe Mbappe.
Ky i fundit nuk i ka raportet e mira me brazilianin dhe i ka kërkuar krerëve të klubit që ta nxjerrin në shitje, në mënyrë që Neymar të largohet sa më shpejt nga kryeqyteti francez.
“Ne kemi bërë në të kaluarën një gabim të madh pasi kemi rekrutuar dy futbollistë që luajnë në pozitën e njëjtë”, ka thënë Campos.