
PSG udhëheq garën për transferimin e Correas.
Sulmuesi i Lazios Joaquin Correa mund të transferohet në Paris Saint-Germain.
Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, PSG po udhëheq garën për transferimin e Correas.
Në garë për sulmuesin janë edhe shumë klube angleze si Arsenal dhe Totteham, por thuhet se gjiganti francez është favorit për të nënshkruar me të.
26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e Lazios në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe gjashtë asistime.
Argjentinasi, ka një klauzolë largimi nga Lazio prej 70 milionë euro.
