PSG me fitore të lehtë ndaj Strasbourg, merr pozitën e parë në renditje.
PSG ka shënuar fitore ndaj Strasbourg me rezultat 3-0 në kuadër të javës së nëntë të Ligue 1.
Të besuarit e Luis Enriques e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në start.
Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 10-të.
PSG shtoi epërsinë në minutën e 31-të, kur Mbappe asistoi te Carlos Soler që shënoi për 2-0.
Pjesa e dytë ishte me e qetë, ndërsa në minutën e 77-të, kryeqytetasit siguruan fitore me golin e Fabian Ruiz për 3-0.
PSG me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 18 pikë.