PSG fiton lehtësisht ndaj Troyes, rrit diferencën në krye të tabelës.
Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1.
Parisienët triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Troyes, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit francez.
Mbappe kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e tetë të ndeshjes.
Epërsia u dyfishua në të 58-tën kur realizoi Vitinha.
Vendasit e shënuan golin e nderit në minutën e 83-të, para se Ruiz të realizonte për 1:3 tre minuta më pas.
Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 78 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Lens.
Në anën tjetër, Troyes mbetet i parafundit me 22 pikë dhe sipas të gjitha gjasave do të luajë në Ligue 2 sezonin tjetër.