PSG është futur në garë për super-lojarin e skuadrës së Interit.
PSG është klubi i fundit që i është bashkuar garës për mesfushorin e Interit Marcelo Brozovic, raporton gazeta kroate Sportske Novosti.
Real Madrid, Barcelona, Liverpool janë klubet e interesuara për kroatin, ndërsa tani garës i janë bashkuar edhe Parisienët.
Klauzola e Brozovic është 60 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Interin skadon në vitin 2022.
Në rast se Interi vendos ta shesë Brozovicin, Parisienët do të bëjnë ç’mos për ta bindur atë që të transferohet në Paris.