PSG gjen zëvendësuesin e Mbappes

20:42 | 03 Nëntor 2021

Nëse Kylian Mbappe me të vërtetë largohet nga Paris Saint-Germain në verë, klubi tashmë ka caktuar një pasardhës të mundshëm.

Sipas Le10Sports, PSG mund të bëjë një lëvizje për Dusan Vlahovic nëse Mbappe largohet nga PSG pas skadimit të kontratës,përcjell ORAinfo.

PSG janë të bindur se mund të tejkalojnë Juventusin për yllin e Fiorentinës dhe besojnë se ai do të ishte ideal në sulmin e tyre./ORAinfo/

Komento: