Paris Saint-Germain po konsideron të transferojë mesfushorin e Spartak Moscow, Fernando, raporton Le10 Sport përcjell ORAinfo.
Kampionët francezë po kërkojnë të përmirësojnë mesfushorin e tyre në verë, pasi ata do të humbasin Adrien Rabiot në një transferim të lirë në fund të sezonit.
Fernando, 27 vjeç, është një mundësi që ata po e shohin ndërsa pala ruse është e hapur për ta lënë atë të shkojë për rreth 20 milionë euro ./ORAinfo/