PSG heq dorë nga Koulibaly, kthen sytë kah hy lojtar

18:51 | 13 June 2020

PSG ka hequr dorë nga Koulibaly.

Paris Saint Germain janë të vendosur për transferimin e një qendërmbrojtësi dhe në listën e dëshirave të tyre ka disa emra.

Kalidou Koulibaly ishte lojtari që lidhej me kalimin e mundshëm te PSG tash e disa kohë, por duket se dëshirat e parisienëve tashmë kanë ndryshuar.

Sipas raportimeve të medieve italiane, PSG ka hequr dorë nga Koulibaly dhe tashmë dëshiron kartonin e mbrojtësit të Inter, Milan Skriniar, transmeton lajmi.

Një nga shkaqet për këtë lëvizje të PSG besohet të jetë çmimi i shtrenjtë i senegalezit, i cili vlerësohet me 110 milionë euro.

Konkurrenca do të jetë e madhe edhe për Skriniar, pasur parasysh se për të janë interesuar disa skuadra të mëdha evropiane.

25 vjeçari ka kontratë me Inter deri në vitin 2023.

Komento: