PSG i bie pishman, kërkon kthimin e këtij lojtari

17:59 | 06 Mars 2022

Paris Saint-Germain dëshiron të rikthejë në klub sulmuesin e Everton, Moise Kean, zbulon Calciomercato.

22-vjeçari bëri përshtypje si i huazuar në Parc des Princes sezonin e kaluar, por u kthye në Juventus si huazim në verë, përcjell ORAinfo.

Kean do të qëndrojë në Juve deri në vitin 2023 dhe ata kanë një detyrim për të blerë për 28 milionë euro (23 milionë £/31 milionë dollarë), por PSG mund të jetë i gatshëm t’i paguajë Evertonit tarifën e plotë më vonë këtë vit./ORAinfo/

Komento: