E ardhmja e Theo Hernandez të Milan është e pasigurt. Kjo pasi PSG po vazhdon të insistojë në transferimin e mbrojtësit francez.
Francezi ka qenë një nga lojtarët me të mirë të Milanit në këtë sezon i cili ka qenë goxha i vështirë për kuqezinjtë.
Ai ka grumbulluar gjashtë gola në të gjitha garat duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në të gjithë skuadrën.
Drejtuesit e Milan vazhdimisht kanë deklaruar se nuk janë të interesuar që shesin këtë sezon Hernandezin.
Mirëpo sipas gazetës spanjolle Ondacero, drejtori sportiv i PSG Leonardo dëshiron që Theo të zëvendësojë Layvin Kuëarza në anën e majtë të mbrojtjes qysh këtë sezon.
Raporti pretendon se tashmë ka pasur kontakte mes klubeve dhe ‘gjithçka duket se tregon se do të jetë një nga ato operacionet e para verore që përfundojnë duke dhënë një rezultat të shkëlqyeshëm’.
Pengesa kryesore për momentin është se kuqezinjtë nuk do ta shesin atë me lirë së 50 milionë, dhe mbetet të shihet nëse PSG do të jetë e gatshme që të paguja këtë shumë për mbrojtësin francez. /ORAInfo/