PSG i vihet pas futbollistit të Real Madrid

23:56 | 21 Gusht 2019

Kur ende diskutohet çështja e Neymar, PSG po kërkon përforcime të reja.

PSG ka identifikuar një përforcim të ri nga Real Madrid.

Real Madrid ka hyrë në garë për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.Por, në ndërkohë edhe klubi francez kërkon një përforcim nga “Los Blancos”.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se PSG ka shfaqur interesim për transferimin e Luka Jovic, transmeton lajmi.

Përforcimi i ri i Real Madridit duket se nuk ka bindur trajnerin Zinedine Zidane se e meriton të mbetet në Santiago Bernabeu për sezonin e ri.Andaj, në pritje të largimit të Neymar, PSG kërkon Jovicin për të plotësuar mungesën e brazilianit.

Komento: