PSG ia sheh sherrin rregullave Fair Play, po e shet yllin e madh

08:34 | 24 December 2018

Paris Saint-Germain ende duhet të shesë Neymar ose Kylian Mbappe, nëse Sanksionet financiare të Fair Play (FFP) hyjnë në funksion edhe për ekipin francez, raporton Mediapart përcjell ORAinfo.

Sanksionet mund të nënkuptojnë se klubi duhet të gjejë 170 milionë euro para përfundimit të sezonit të ardhshëm, pjesa më e madhe e të cilave mund të nxirret nga shitja e një prej dy superstareve.

Ky padyshim që do të jetë një lajm i mirë për skuadrat si Barcelona dhe Real Madrid të cilat kanë kohë që janë duke i vëzhguar yjet e ekipit francez.

Gjasat janë më të mëdha janë që Mbappe të largohet./ORAinfo/

Komento: