PSG-ja e synon titullin e 11-të të kampionit në Francë

11:01 | 27 Maj 2023

PSG-ja e synon sonte titullin e 11-të të kampionit në Francë.

Paris Saint-Germaini mund që sonte të sigurojë edhe matematikisht titullin e radhës të kampionit në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier do të përballet me Strasbourgun, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit në elitën e futbollit francez.

PSG prin në tabelë me 84 pikë, me gjashtë pikë më shumë se Lens, që renditet i dyti.

Kësisoj, vetëm shmangia e humbjes do t’i mjaftonte sonte parisienëve që të mbrojnë titullin. Deri në fund të sezonit do të zhvillohet edhe një xhiro javën e ardhshme.

Skuadra nga kryeqyteti francez pothuajse e ka të sigurt titullin e kampionit, pasi edhe po t’i humb dy ndeshjet e mbetura dhe të mbetet me pikë të barabarta në fund me Lensin, vështirë është e imagjinueshme që Lensi do të mund të rregullonte goldallimin në favor të tyre.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini është kampion i dhjetëfishtë i Francës.

Komento: