PSG-ja po interesohet për lojtarin e njohur.
Derisa nga javë në javë po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit, Paris Saint-Germaini tani duket se ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.
Luis Campos duket se po bën përpjekje për të sjellë më shumë lojtarë francezë në “Parc des Princes”, dhe sipas “RMC Sport”, Randal Kolo Muani është në listën e transferimeve.
PSG-ja thuhet kontaktuar Eintracht Frankfurtin për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të tij.
Krerët e klubit parisien e pëlqejnë tej mase Kolo Muanin, i cili ka 20 gola dhe 14 asistime këtë sezon, në të gjitha garat.
Largimi i mundshëm i Lionel Messit pas përfundimit të këtij sezoni, besohet se do ta bënte edhe më të mundur pastaj transferimin e reprezentuesit të Francës.
Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti mendohet se do të kërkojë së paku 65 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.
Randal Kolo Muani me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Për të raportohet se interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi.