PSG-ja nuk heq dorë, do ta bëjë këtë transferim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSG-ja nuk heq dorë, do ta bëjë këtë transferim

11:03 | 24 Shkurt 2019

PSG duket se do të bëjë edhe një transferim tjetër.

Skuadra është duke e vëzhguar talentin italian të Fiorentinës, Federico Chiesan, sipas mediave italiane.

PSG-ja është e gatshme të vijë me një ofertë për sulmuesin italian gjatë verës.

21-vjeçari i ka shënuar 10 gola në 27 paraqitje për La Viola këtë sezon dhe në të kaluarën ka zgjuar interesimin edhe të Juventusit.

Rai Sport raporton se drejtori i PSG-së, Antero Henrique, është duke e vëzhguar përparimin e tij.

Komento: