PSG-ja publikon listën e lojtarëve, ja kush përfshihet ndaj Bayernit

16:09 | 13 Shkurt 2023

PSG-ja publikon listën e lojtarëve, përfshihet Messi dhe Mbappe ndaj Bayernit.

Paris Saint-Germaini ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm, për sfidën ndaj Bayern Munchen, në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në “Parc de Princes”, me fillim nga ora 21:00.

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, ani se munguan ndaj Monacos, në Ligue 1, për shkak të një lëndimi, të dytë janë thirrur për ballafaqimin e nesërm..

Mbappe dhe Messi, se a do të paraqiten nga minuta e parë, mbetet të shihet dhe vendoset nga trajneri Galtier.

Komento: