
Skuadra e PSG-së ka dhënë lajmin e madh për Neymarin.
Neymar mund të kthehet në fushë në fanellën e PSG këtë fundjavë, ku liderët e Ligue 1 takohen me Monacon.
Ylli brazilian nuk është paraqitur për PSG-në 1ë nga 23 janari, kur kishte pësuar një lëndim në Kupën e Francës kundër Strasburg.
Neymar, që këtë sezon mban firmën e 13 golave për PSG, mund të zbresë në fushë të dielën në derbin kundër Monacos.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i PSG, Thomas Tuchel.
Tëitter Ads info and privacy
“Ne duhet të presim, kemi edhe dy seanca stërvitore. Ndoshta do të jetë të dielën, unë shpresoj”, ka deklaruar Tuchel.
“Neymar është stërvitur mirë me ne, ai ka punuar shumë dhe fortë. Unë mund ta ndiej se Ney ndihet i lirë, ai nuk ka frikë, ai është i sigurt, ai godet, është vendimtar gjatë ndeshjeve stërvitore”.