Pepe Reina ende nuk e ka të sigurt se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Disa raporte kanë sugjeruar se Milani mund të vendosë ta mbajë Pepe Reina, i cili aktualisht është me hua në Aston Villa. Paga vjetore e spanjollit prej 3 milionë euro, po paraqitet pengesë për Milan.
Mirëpos sipas L’Equipe, Paris Saint-Germain janë të interesuar për veteranin për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, PSG madje janë gati të ofrojnë Alphonse Areola me hua në Milano në këmbim të Reinës këtë verë.
Kontrata e Spanjollit me kuqezinjtë do të skadojë verën e ardhshme, dhe madje ka pasur raporte që sugjerojnë se ai mund të pensionohej pas kësaj.
Ndërsa për Areola, i cili aktualisht është me hua në Real Madrid, kontrata e tij me PSG do të skadojë në 2023.
Mbetet të shihet nëse ky shkëmbim do të ndodh. /ORAinfo/