PSG-ja duket se janë të gatshëm për një super-transferim.
Kampionët e Francës po shqyrtojnë opsionin për të ofruar 100 milionë euro për yllin e Lazio, Milinkovic – Savic, transmeton lajmi.net, sipas ‘Tuttosport’.
Për një kalim të mundshëm të reprezentuesit serb tek PSG është folur edhe sezonin e kaluar, por atëherë kërkoheshin 150 milionë.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka ulur pritshmëritë e tij, pasi lojtari nuk ka pasur një kampanjë aq të mirë këtë edicion.
Sergej është në kontratë me skuadërn e Lazios deri në vitin 2023, dhe për të kanë shfaqur interesim edhe Milan e Manchester United.