
Paris Saint Germain duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Kalidou Koulibaly.
Kampionët e Ligue 1 janë të vendosur që të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe emri kryesor në listën e dëshirave është Koulibaly.
‘Sky Sports’ raporton se PSG është gati të dyfishojë pagën e lojtarit në 200 mijë funte në javë, transmeton lajmi.
Koulibaly shihet si zëvendësuesi ideal për Thiago Silvan, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.
Kushtet financiare pritet ta favorizojnë PSG-në për nënshkrimin me mbrojtësin senegalez, edhe pse në garë për lojtarin janë shumë skuadra të mëdha evropiane.