Ramosi mbetet te PSG-ja
Mbrojtësi Sergio Ramos nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë. “Le Parisien” ka njoftuar të martën se Ramos do të jetë pjesë e Parisit të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se Ramos ka arritur marrëveshje në parim me klubin për ta rinovuar kontratën që i skadon në verë.
Paraqitjet e tij të mira këtë edicion kanë bërë që Parisi t’ia ofrojë atij rinovimin e kontratës edhe për një vit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet me të përfunduar edicioni aktual.
37-vjeçari këtë edicion ka 42 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, ndërsa ka shënuar edhe 3 gola dhe ka bërë një asistim. Ai iu bashkua Parisit në vitin 2021 si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.