Efekti coronavirus, PSG nuk lejon largimin e dyshes Mbappe-Neymar.
Largimi i Kylian Mbappe dhe Neymar nga Parisi do të shtyhet për një tjetër vit dhe nuk do të ndodhë këtë verë.
Kështu së paku ka raportuar gazeta prestigjioze franceze L’Equipe që ka shkruar se fajtori kryesor për mos largimin e dyshes nga Parc de Princes është kriza që ka shkaktuar coronavirusi në botën e futbollit.
Pandemia që ka kapluar gjithë botën ka bërë që shumë skuadra të jenë në kirzë financiare pas ndalimit të futbollit.
Gjithnjë sipas L’Equipe asnjë skuadër nuk është në gjendje të shpenzojë shumën prej 250 milionë euro për Mbappen dhe 150 milionë për Neymarin.
Kësisoj që largimi i tyre nga kryeqyteti francez do të shtyhet së paku edhe për një vit.
Mbappe mbetet objektivi kryesor i Real Madridit, por madrilenët nuk janë të gatshëm këtë vit për të shpenzuar 250 milionë për francezin.
Por situatë pak më ndryshe mbetet ajo e Neymar, ku braziliani po mendon rikthimin në Camp Nou te Barcelona.
Kampioni spanjoll nuk mund të shpenzojë 150 milionë, por do të tentojë shkëmbimin me lojtarë për të rikthyer brazilianin.
Kataluansit janë të gatshëm ta dërgojnë Anotine Griezmannin në Parc de Princes në këmbim të Neymarit, por mbetet të shihet përgjigja e PSG-së për këtë shkëmbim.