PSG merr vendim për të ardhmen e Messit!

23:31 | 14 Korrik 2022

Viti i parë i Lionel Messit në PSG nuk ishte aq i mirë.

Pavarësisht se kishte fituar titullin e Ligue 1, skuadra nuk ishte në gjendje të fitonte Ligën e Kampionëve dhe argjentinasi kishte shifra mesatare për standardet e tij, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht kësaj, ‘Marca’ raporton se bordi parizian po përpiqet që Messi të rinovojë edhe një sezon dhe ai të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2024. Në javët në vijim mund të vijë oferta e parë./ORAinfo/

Komento: