PSG merr vendim për të ardhmen e Pochettinos

21:06 | 01 Shkurt 2022

PSG informon Pochettinon për largimin në verë.

PSG ka informuar trajnerin Mauricio Pochettino që në verë do ta ndërprejnë bashkëpunimin.

Tekniku argjentinas fitoi dy trofe vitin që lamë pas me “Parisienët”, ndërsa këtë edicion është eliminuar nga Kupa e Francës, dje ndaj Nice, transmeton lajmi.

Sipas “CalanSupporters”, menaxhmenti i PSG-së ka informuar Pochettinon se koha në klub do t’i përfundojë në fundin e sezonit.

Raportohet se Zinedine Zidane ka pranuar të bëhet trajneri i PSG-së, derisa tekniku argjentinas vazhdon të jetë i lidhur me stolin e Manchester Unitedit.

Ndërkohë, Pochettino ende mund të mbyll këtë edicion në mënyrën e duhur, pasi mbesin në garë për Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Komento: