PSG mohon transferimin e Messit

12:00 | 07 Gusht 2021

Duket se ende Messi nuk ka arritu marrëveshje me PSG-në.

Paris Saint-Germain ka mohuar se ata kanë rënë dakord me kushtet me Lionel Messin pasi vëllai i pronarit të tyre ditë më parë njoftoi në mediat sociale se një marrëveshje ishte përfunduar për argjentinasin,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi veteran është njoftuar gjerësisht gjatë dy ditëve të fundit për t’u bashkuar me gjigantët e Ligue 1 pasi rinovimi i tij me Barcelonën u prish në orën e fundit për ta lënë atë duke kërkuar një klub të ri.

Të Premten, Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al -Thani, gjysmë vëllai i Emirit të Katarit, pronarit të PSG, tregoi se një marrëveshje ishte arritur për Messin, por tani klubi i ka hedhur poshtë plotësisht këto pretendime./ORAinfo/

Komento: