PSG ‘mposht’ Barcelonën në garë për yllin e madh

20:19 | 06 May 2020

PSG dhe Barcelona janë dy skuadrat që e duan lojtarin e njohur.

Inter do ta ketë të vështirë të mbajë në skuadër Lautaro Martinezin, me Barcelonën dhe PSG-në që po shprehin interesim të fortë për të.

Argjentinasi, ka pasur një edicion të mirë tek Inter, dhe kjo ka bërë që interesimi i skuadrave për të,të rritet.

Lautaro ka qenë në shënjestër të Barcelonës prej kohësh, pasi vetë futbollisti pranoi se do t’i pëlqente të luante në të njëjtën skuadër me Lionel Messin.

Por, Barcelona shkaku i krizës së COVID-19 nuk duket e gatshme të paguajë klauzolën prej 111 milionë euro të futbollistit, kështu që PSG, mund ta shfrytëzojë këtë situatë.

Drejtori sportiv i PSG-së, e dëshiron Lautaron në Paris si zëvendësim të Edinson Cavanit.

Komento: