PSG në aksion, po synon transferimin e yllit të Man Cityt

18:05 | 09 Mars 2022

PSG dhe Man City në garë për Mahrez

Paris Saint-Germain dhe Chelsea raportohet se janë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të krahut së Manchester City, Riyad Mahrez.

31-vjeçari ka qenë një lojtar i spikatur për “Qytetarët” këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe duke regjistruar shtatë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas gazetës franceze “Foot Mercato”, PSG e ka identifikuar Mahrezin si zëvendësuesin ideal për 34-vjeçarin Angel Di Maria, që i skadon kontrata këtë verë.

Megjithatë, raporti shton se gjiganti francezë përballet me një konkurrencë të ashpër nga Chelsea, me skuadrën e Thomas Tuchel që po monitoron gjithashtu situatën e algjerianit.

Mahrez ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën aktuale në “Etihad Stadium” dhe bisedimet për një marrëveshje të re ende nuk janë zhvilluar.

Foot Mercato gjithashtu pretendon se anësori mund të jetë i disponueshëm për rreth 30 milionë funte këtë verë nëse nuk arrin të pajtohet me Cityn përpara fillimit të sezonit të ardhshëm.

Mahrez ka bërë gjithsej 175 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës që kur u bashkua nga Leicester City në vitin 2018, duke fituar dy tituj të Premierligës, tre Carabao Cup dhe një FA Cup.

Komento: