PSG në garë për yllin e Premier League

22:50 | 27 Mars 2022

Paris Saint-Germain, i është bashkuar garës për të nënshkruar me anësorin e Leeds United, Raphinha zbulon ESPN.

Barcelona dhe Liverpool gjithashtu janë lidhur me 25-vjeçarin, i cili ka shënuar nëntë gola në Premier League deri më tani në sezonin 2021-2022, përcjell ORAinfo.

Raphinha ka kontratë me Leeds deri në vitin 2024, por më parë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Champions League./ORAinfo/

Komento: