PSG nuk e ka ndërmend të dorëzohet për yllin e Dortmundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSG nuk e ka ndërmend të dorëzohet për yllin e Dortmundit

21:30 | 31 Dhjetor 2018

PSG-ja duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari i Dortmundit.

Julian Weigl mbetet shënjestra kryesore e Thomas Tuchel për afatin kalimtar dimëror.

Pasi është bërë thuajse e ditur se Rabiot do të largohet nga Parisi, kampionët e Ligue 1 kanë nevojë për një lojtar në atë pozicion.

„Le Parisien“ shkruan se është anëtari i Dortmund, Julian Ëeigl ai që është objektivi kryesor, transmeton lajmi.net.

Dortmund kanë thënë se nuk janë të gatshëm të konsiderojnë ofertat për gjermanin, mirëpo parisienët po e bëjnë punën e tyre.

Besohet se skuadra e Tuchel do të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta transferuar lojtarin.

Komento: