PSG nuk humb kohë, gjen zëvendësin e Neymarit te Juventus

18:31 | 10 Gusht 2019

Drejtori i PSG, Leonardo konfirmoi se ata janë në negociata të avancuara për largimin e Neymar, gjë që i hap derën Paulo Dybala nga Juventus.

Leonardo deklaroi se ata ishin në negociata të përparuara për Neymar për të gjetur një rrugëdalje nga klubi, por asgjë nuk është përfunduar ende, përcjell ORAinfo.

Natyrisht, burime të shumta italiane dhe franceze sugjerojnë se shënjestra e parë që Paris Saint-Germai është Dybala, i cili refuzoi transferimet te Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Duke marrë parasysh se ai po e zëvendëson Neymar, paga nuk duhet të jetë problem për parisienët./ORAinfo/

Komento: