PSG nuk i ndal fitoret, vazhdon kryesimin në Ligue 1

23:52 | 05 Dhjetor 2020

PSG nuk gabon, fiton në Montpellier.

Paris Saint Germain ka arritur fitore të vështirë kundër Montepellier sonte. Tuchel startoi me një formacion tërësisht ndryshe në këtë ndeshje, por në fund të saj u desh të hyjë Kylian Mbappe që PSG ta shënoi golin e sigurisë dhe ta vazhdon kryesimin në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka vazhduar me fitore në Ligue 1 ku ka mposhtur me rezultat 1-3.

Një dominim i PSG por një fitore e vështirë e arritur në qytetin e Montpellier.

Dagba shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 33-të për PSG.

Por, Montpellier do të reagonte dhe do të shënonte gol në minutën e 41-të me anë të Mavidit.

Në pjesën e dytë PSG pati vështirësi për ta gjetur golin pasi që atë nuk e shënoi deri në minutën e 77-të ku shënon Moise Kean me asistimin e Rafinhas.

Kylian Mbappe do të aktivizohej në këtë ndeshje në minutën e 79-të dhe do ta shënonte golin e sigurisë për PSG në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, PSG është në vendin e parë me 28 pikë nga 13 xhiro sa janë zhvilluar në Ligue 1 të Francës

Komento: