
PSG-ja në garë për Pjaniqin.
Pas Chelseat edhe Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e mesfushorit boshnjak Miralem Pjaniq, ka njoftuar të enjten “Le10Sport”.
Bëhet e ditur se PSG-ja, po e sheh Pjaniqin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm në repartin e mesfushës.

Pjaniq do të largohet nga Barcelona në verë për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin tjetër dhe PSG-ja është e gatshme të ofroj rreth 30 milionë euro për transferimin e tij.
Pjaniq 31-vjeçar iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar nga Juventusi por këtë sezon nuk ka pasur hapësirë të madhe tek ekipi spanjoll.
Ai deri më tani, ka regjistruar 29 paraqitje në të gjitha garat.